Serbia me peticion kundër sanksionimit të Rusisë, e nënshkruajnë plot figura publike

  • E.K /
  • 18 April 2022 - 15:21
Serbia me peticion kundër sanksionimit të Rusisë, e nënshkruajnë plot figura publike

Serbia, bashkë me Bjellorusinë e autokratit Lukashenko, janë të vetmet shtete në Evropë që nuk i kanë vënë sanksione Rusisë pas krimeve të kryera në Ukrainë. Për më tepër, në Serbi ka nisur nënshkrimi i një peticioni kundër vënies së sanksioneve ndaj Rusisë.

Serbët nuk duan që t’i vendosin sanksione Rusisë, e cila po kryen masakra dhe sulme mbi popullsinë ukrainase, prej kur presidenti Vladimir Putin dha urdhër që forcat ruse të hyjnë në territorin e Ukrainës, më 24 shkurt.

Sipas një raportimit të gazetës serbe “Danas”, këtë peticion e kanë nënshkruar më shumë se 200 figura publike, përfshirë tre akademikët Matija Beqkoviq, Kosta Çavoski dhe Vasilije Krestiq. Atë e kanë nënshkruar edhe krerë të Kishës Ortodokse Serbe dhe regjisori Emir Kusturica.

Nënshkruesit e këtij peticioni kanë thënë se shpresojnë që Ukraina ta “refuzojnë” aleancën perëndimore, që, sipas tyre, po i shtyn në konflikt me vëllëzërit sllavë, për interesat e tyre.

Në Beograd janë mbajtur disa herë tubime në përkrahje të Rusisë, duke e bërë Serbinë vendin e vetëm në botë që nderon Putinin, i cili po shihet nga shumica e botës si vrasës i civilëve ukrainas.

(Kosova Sot Online)