Fluturimi 15 mijë kilometërsh i aeroplanit rus për t’i çuar në shtëpi diplomatët e dëbuar

  • E.K /
  • 19 April 2022 - 15:04
Fluturimi 15 mijë kilometërsh i aeroplanit rus për t’i çuar në shtëpi diplomatët e dëbuar

Një aeroplan rus që u nis nga Moska për të marrë diplomatët e dëbuar nga Spanja dhe Greqia u detyrua të përshkonte një rrugë të tërthortë ajrore dhe të përshkonte 15,000 kilometra – për shkak të ndalimit të fluturimeve në Bashkimin Evropian.

Ndërsa Spanja dhe Greqia bënë një përjashtim dhe lejuan aeroplanin rus që do të merrte diplomatët e dëbuar të hynte në hapësirën e tyre ajrore, fluturimet mbi vendet e tjera të BE-së u ndaluan, transmeton portali Flight Radar.

Sipas Flight radar gjatësia totale e fluturimit ishte 15,163 kilometra, që është pak më e shkurtër se fluturimi më i gjatë në botë, nga Singapori në Nju Jork.

Aeroplani duhej të merrte një rrugë të tërthortë, kështu që kohëzgjatja e fluturimit nga Moska në Madrid u dyfishua.

Duke u nisur nga Madridi, aeroplani anashkaloi Afrikën e Veriut dhe bregdetin e Mesdheut, duke shmangur hapësirën ajrore malteze dhe italiane.

Pasi kaloi nga Libia në Egjipt, ai u kthye në veri drejt Athinës.

Fluturimi nga Athina në Moskë ishte kryesisht përmes “hapësirës ajrore miqësore”, sipas Flight Radar.

(Kosova Sot Online)