Dyshohet se ka çrregullime mendore nëna e foshnjës që u gjet e vdekur në Podujevë

  • E.K /
  • 20 April 2022 - 08:59
Dyshohet se ka çrregullime mendore nëna e foshnjës që u gjet e vdekur në Podujevë

Një foshnje 6-muajshe është gjetur pa shenja jete dje në fshatin Ballovc të Podujevës. Burime të medias brenda policisë thonë se te foshnja nuk janë gjetur shenja dhune ose shenja që tregojnë ngufatje, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

Sipas këtyre burimeve nëna e foshnjës dyshohet se ka çrregullime mendore.

Lajmin për vdekjen e foshnjës e ka konfirmuar edhe policia.

“Rreth orës 18:00 është pranuar informata për një foshnje pa shenja jete në fshatin Ballovc të Podujevës. Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes po ashtu edhe ekipi i mjekëve emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Ndërlidhur me rastin policia ka iniciuar një rast hetim mbi vdekjen”, ka thënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se hetuesit janë duke punuar në ndriçimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(Kosova Sot Online)