Vjosa Osmani dhe Albin Kurti sot udhëtojnë për në ShBA

  • E.K /
  • 26 April 2022 - 08:24
Vjosa Osmani dhe Albin Kurti sot udhëtojnë për në ShBA

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, si dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot do të udhëtojnë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Atje të dy, me ftesë të familjes Albright, do të marrin pjesë në ceremoninë e varrimit të ish-sekretares amerikane, Madeleine, e cila ndërroi jetë në moshën 84-vjeçare më 23 mars.

Përveç pjesëmarrjes në këtë ceremoni, në kuadër të kësaj vizite në ShBA, Osmani dhe Kurti kanë paraparë edhe disa takime të tjera.

(Kosova Sot Online)