E rëndë/ Digjet i gjallë brenda shtëpisë i moshuari

  • E.K /
  • 27 April 2022 - 15:39
E rëndë/ Digjet i gjallë brenda shtëpisë i moshuari

Një zjarr ka rënë në nja banesë në fshatin Verbas të Patosit duke djegur brenda një të moshuar. 

Mësohet se viktimë është 73-vjeçari Sabri Serdari, i cili jetonte i vetëm në shtëpi. Policia dhe zjarrfikësit mbërriten shpejt aty, por pa mundur të shpëtonin të moshuarin.

Policia po heton shkaqet e zjarrit.

Njoftimi i policisë

Fier
Informacion paraprak

Sot rreth orës 12:30, në fshatin Verbas , Patos, në banesën e shtetasit S. S., ka rënë zjarr, ku si pasojë ka ndërruar jetë shtetasi S. S., 73 vjeç, i cili ndodhej brenda në banesë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(Kosova sot Online)