Haziri: LDK-ja e diaspora kanë marrëdhënie të përhershme burimore

  • E.K /
  • 30 April 2022 - 17:41
Haziri: LDK-ja e diaspora kanë marrëdhënie të përhershme burimore

Lidhja Demokratike e Kosovës ka vijuar punimet e konventës, “Lidhja për të Ardhmen” me panelin e dytë ku temë e diskutimit ishte “Politika e Jashtme, Mërgata dhe Bashkëpunimi Rajonal”.

Në këtë panel, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri tha se kjo parti ka marrëdhënie të fortë me mergatën.

“Mërgata dhe LDK-ja kanë një marrëdhënie të përhershme burimore, të cilën do ta forcojmë edhe më tej”, është shprehur Haziri.

Pjesë e këtij paneli ishte edhe nënkryetarja e kësaj partie, Shqipe Mjekiqi, e cila tha se anëtarësimi i Kosovës në NATO e BE për LDK-në është aspiratë e domosdoshmëri.

Kurse, dy anëtarët e kryesisë qendrore të LDK-së, Teutë Sahatqija e Valon Murtezaj thanë se LDK do ta rikthejë Kosovën si partnere e besueshme mes miqve në skenën ndërkombëtare.

(Kosova Sot Online)