Nga Parisi në Bruksel, ministri Sveçla kërkon liberalizim vizash për Kosovën

  • E.K /
  • 14 May 2022 - 11:04
Nga Parisi në Bruksel, ministri Sveçla kërkon liberalizim vizash për Kosovën

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla, ka filluar një tur disa ditor nëpër Evropë. Të enjten kishte realizuar një vizitë në Francë ku kishte takuar zyrtarë nga Ministria e Brendshme e Francës, ndërkohë dje ka qëndruar për një vizitë tjetër në Komisionin Evropian në Bruksel.

Në Paris, siç kishte treguar Sveçla kishte prezantuar progresin e bërë në fushën e luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit, meqë është edhe një nga pikat të cilat Franca e përmend kur tregon se pse vazhdon të jetë skeptike për çështjen e heqjes së regjimit të vizave për Kosovën.

Një kolonë e madhe me automjete ushtarake në Kroaci, ja për çfarë bëhet fj…

Ndërkohë në Bruksel, Sveçla ka marrë përkrahjen e plotë të Komisionit Evropian për çështjen e heqje së vizave për Kosovën.

“Kënaqësi ta takojmë ministrin e Brendshëm Sveçla sot.  I përcollëm mbështetjen e plotë të Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën”, thuhet në njoftimin e “EU Home Affairs”.

Pas takimit ka reaguar edhe vetë ministri Sveçla duke treguar se ka qenë një takim i mrekullueshëm dhe se është koha që kosovarët të lëvizin lirshëm në BE pa viza.

“Është koha që qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm dhe pa viza në BE”, ka shkruar Sveçla.

(Kosova Sot Online)