Ky është punëtori i Neptunit Avdyl Selimi që dyshohet se përfitoi mijëra euro nga kartelat e klientëve të Kosovës

  • A.P /
  • 17 May 2022 - 15:24
Ky është punëtori i Neptunit Avdyl Selimi që dyshohet se përfitoi mijëra euro nga kartelat e klientëve të Kosovës

Avdyl Selimi, përgjegjës i ndrimit në kompaninë “Neptun” dega në Podujevë, është personi që u arrestua dje nga Policia e Kosovës si i dyshuar për vjedhjen e të dhënave nga kartelat bankare të klientëve dhe pastaj këto të dhëna i ka përdorur duke bërë blerje të monedhave – kriptovalutave të cilat më pas i ka shitur.Mësohet se personi i arrestuar është Avdyl Selimi punëtorë në “Neptun”, dega në Podujevë, i cili me urdhër të Prokurorisë së Shtetit është ndaluar për 48 orë.

Media ka kontaktuar kompanin e teknologjisë “Neptun” për të marr një përgjigje lidhur më punëtorin e tyre, po rata nuk kanë pranuar që të japin një qëndrim.

Sipas njoftimit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, i dyshuari ka kryer verpra penale “Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit” sipas kodit penal të Republikes së Kosovës.

Fillimisht i dyshuari Avdyl Selimi është arrestuar në vendin e tij të punës pastaj është dërguar në mbajtje 48 orë.
Si është bërë vjedhja e të dhënave nga kartelat e klientëv?

Sipar Policisë së Kosovës, personi i dyshuar tani më i arrestuar dyshohet se në mënyrë të kundërligjshme, duke keqpërdorur pozitën dhe besimin e klientëve, kishte vjedhur të dhënat e kartelave bankare të klientëve të cilët kanë bërë blerje në dyqanin ku i dyshuari ka punuar si menaxher, dhe pastaj këto të dhëna i njëjti i kishte përdorur duke bërë blerje të kriptovalutave në një platformë online të kriptovalutave.I dyshuari ka fotografuar kartelat bankare në momentin kur klientët ia kanë dhënë kartelën arkatarës për të bërë pagesë, në disa raste i dyshuari e ka marrë kartelën e bankës nga arkatarja dhe në mënyrë të fshehtë me telefonin e tij i ka fotografuar kartelat në të dy anët me qëllim që këto të dhëna pastaj ti përdor për përfitime materiale në mënyrë të kundërligjshme.

Raporti i plotë i Prokurorisë Themelore në Prishtinë

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se pas pranimit të informacionit nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike të Policisë së Kosovës, me dyshimin se është kryer vepra penale “Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit”, prokurori kujdestar nga Departamenti i Përgjithshëm, ka iniciuar rastin në drejtim të veprës penale të lartcekur, ku pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore dhe sigurimit të provave, fillimisht policia ka arrestuar të dyshuarin A.S., në vendin e tij të punës dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i njëjti është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit”, nga neni 301 të KPRK-së, pasi i njëjti dyshohet se në mënyrë të kundërligjshme, duke keqpërdorur pozitën dhe besimin e klientëve, dyshohet se ka vjedhur të dhënat e kartelave bankare të klientëve, të cilët kanë bërë blerje në dyqanin ku i dyshuari ka punuar si përgjegjës i ndërrimit, dhe pastaj këto të dhëna i njëjti i ka përdorur duke bërë blerje të monedhave – kriptovalutave, të cilat më pas i ka shitur dhe me këtë rast dyshohet se ka përfituar mjete-para në vlerë prej mbi 5,000.00 €.


(Kosova Sot Online)