Ja çfarë tha Rektori i UP’së pas kërcënimit me bombë

  • A.P /
  • 17 May 2022 - 18:24
Ja çfarë tha Rektori i UP’së  pas kërcënimit me bombë

Pasditen e së martës, Rektorati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” ka pranuar një kërcënim me bombë dhe më pas zyrtarët e këtij institucioni e kanë lajmëruar policinë.

Kështu tha  rektori i UP-së, Naser Sahiti.

“Kemi pranuar një e-mail anonim që është vendosur një bombë dhe e kemi dërguar informacionin në polici dhe tani policia e kanë rrethuar vendin dhe janë duke e trajtuar rastin”, tha Sahiti.

Policia tha se menjëherë pas pranimit të informacionit, ka evakuuar personelin nga ndërtesa e Rektoratit.

Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, policia tha se po vazhdojnë kontrollet dhe verifikimi dhe më pas ky institucion do të ofrojë detaje të tjera për këtë rast.

(Kosova Sot Online)