Zbulohet një pajisje e dyshimtë në jug të Shqipërisë

  • A.P /
  • 25 May 2022 - 15:48
 Zbulohet një pajisje e dyshimtë në jug të Shqipërisë

10 anije luftarake kanë patrulluar sot Karaburunin. Pak ditë më parë Eksperti i Kriminologjisë, Ervin Karamuço zbuloi  gjetjen e një pajisje të dyshimtë në jug të vendit, që ka alarmuar edhe ushtrinë.

 Eksperti i Kriminologjisë, Ervin Karamuço ka zbardhur edhe detaje mbi pajisjen e dyshimtë që është vendosur në jug të vendit. Sipas tij bëhet fjalë për një pajisje elektronike shumë funksionale që përdoret që nga përgjimi e deri tek bllokimi i valëve.

Karamuço shpjegon se anijet kanë nisur rikonjicion nga Vlora për në Sarandë, duke shtuar se një pjesë të anijeve luftarake janë të NATO-s.

Ka filluar që dje rikonjicioni i të gjithë zonës bregdetare. Nga gjiri i Vlorës deri poshtë në Sarandë. Janë një pjesë e anijeve të NATO-s një pjesë janë tonat.” tha Karamuço.

Dyshimet janë se ka edhe pajisje të tjera përveç asaj që është gjetur në Karaburun, ndaj ushtria ka nisur kontrollet nga ajri, toka dhe nga deti.

“Janë duke bërë rikonjicion nga deti nga ajri dhe nga toka për të gjetur pajisje të tjera. Dyshohet se ka të tjera. Është një pajisje fultifunskionale, përdoret për intereferencë të zërit, për përgjime, për bllokime të valëve ka shumë arsye.” 

(Kosova Sot Online)