Si rrallëherë në publik, Ukë dhe Teuta Rugova shfaqen në një fotografi me Përparim Ramën

  • E.K /
  • 28 May 2022 - 15:39
Si rrallëherë në publik, Ukë dhe Teuta Rugova shfaqen në një fotografi me Përparim Ramën

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në zyrën e tij ish-zëvendësdrejtorin politik të Presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland. Në një fotografi që ka publikuar kryetari Rama si rrallëherë janë parë edhe djali e vajza e ish-presidentit Ibrahim Rugova, Ukë Rugova e Teuta Rugova.

Paraqitjet e Mendim dhe Teuta Rugovës janë të rralla në publik për dallim nga djali tjetër i presidentit Rugova, Mendimi i cili drejton edhe emisionin “Mendimi për Motin” në T7.

“Patëm nderin të mirëpresim në Prishtinë z. Christopher Hyland, ish-zëvendësdrejtorin politik kombëtar të fushatës së parë elektorale të ish-presidentit amerikan, Bill Clinton, mikun e përjetshëm të vendit tonë.Biseduam për potencialin e madh që Kryeqyteti ynë ka për zhvillim dhe vizionin për të ardhmen e Prishtinës. Jemi përjetë mirënjohës për përkushtimin dhe përpjekjet e z. Hyland për lirinë dhe pavarësinë e shtetit tonë dhe e siguruam se Prishtina do t’jetë gjithnjë e hapur për të”, ka shkruar Rama në mbishkrimin e fotografisë.

(Kosova Sot Online)