Pasi ishte ekzekutuar, iu bë trupi copë-copë - Lajme - Kosova Sot
Pasi ishte ekzekutuar, iu bë trupi copë-copë

Pasi ishte ekzekutuar, iu bë trupi copë-copë

Sa herë që i kishte punët pisk me ushtrinë osmane, dilte kaçak tek Krasniqët e Geghysenajt

Duke mos u pajtuar me veprimet e ushtrisë së Perandorisë Osmane në kuadër të zbatimit të reformave të Tanzimatit famëkeq, Dah (Abdullah) Polloshka, më 1845, me trimëri të pashoqe ndërmori një sulm në kampin e ushtrisë otomane, në vendin e quajtur Nakarade, afër Gjakovës, ku edhe ra heroikisht

Pesë shekuj të sundimit otoman në trojet shqiptare janë përshkruar me konfrontime, beteja e luftëra të shumta, të cilat, emërues të përbashkët kishin dëshirën për t’u çliruar. Trimat shqiptarë të organizuar, herë në grupe më të vogla e herë në ushtri të vërteta, vazhdimisht iu kanë kundërvënë forcave të shumta osmane, në mesin e të cilave, duhet pranuar, shpesh kishte edhe mercenarë të ndryshëm, për të kulmua me shpalljen e Pavarësisë më 28 Nëntor të vitit 1912 në Vlorë. Për shumë nga këto beteja është folur e është shkruar shpesh, por ka edhe të atilla që disi kanë ngelur në hije, kanë kaluar në heshtje, pavarësisht karakteristikave shumë interesante që i kanë pasur dhe protagonistëve që janë shquar në ato beteja!

Të rinjtë gjakovarë nuk dinë sa duhet për Dahun!

Një nga protagonistët e tillë, pa dyshim është edhe trimi nga Gjakova Dah Polloshka. Në fakt, emri Dah është shkurtesë e emrit Abdullah. “Dah Polloshka është një ndër trimat e shquar që Gjakova e ka dhënë në luftë kundër Perandorisë Osmane. Veprimi i tij në verën e vitit 1845 ishte aq i guximshëm dhe aq i veçantë, saqë është çudi si brezi i ri i tashëm di aq pak për këtë figurë të shquar të historisë së kësaj treve”, ka thënë profesori i historisë Masar Rizvanolli. Po, në fakt, kush ishte Dah Polloshka? Çka bëri ai që meritoi që historianët ta fusin në listën e trimave më të shquar të kësaj treve në luftën pesëshekullore kundër osmanëve. Sipas legjendës, thuhet se familja Polloshka, pas familjes Vula, pinjolli i së cilës, Jaku, thuhet se e ka themeluar Gjakovën, është ndër më të vjetrat të kësaj treve. Polloshkat janë Krasniqas të Geghysenit. Prandaj, Daha, sa herë që i kishte punët pisk me ushtrinë osmane dilte kaçak tek Krasniqët e Geghysenajt. Veprimtaria e Dah Polloshkes ishte bërë halë në sy të sunduesve osman, kështu që, para se të vritej më 1845, shtëpia e tij që gjendej në Fushë të Sahatit, ishte djegur dy herë..(Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT) 

1 orë e 59 minuta më parë
12/12/18