Ambasadori amerikan e falënderon ministrin grek për vizitën në Kosovë

  • E.K /
  • 09 June 2022 - 10:08
Ambasadori amerikan e falënderon ministrin grek për vizitën në Kosovë

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, e ka falënderuar ministrin e Jashtëm të Greqisë për vizitën e tij në Kosovë.

Ai tha se SHBA dhe Greqia janë partnerë për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Faleminderit Nikos Dendias për një diskutim të shkëlqyer dhe për vizitën tuaj në Kosovë. SHBA dhe Greqia mbesin partnerë të ngushtë në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Hovenier në Twitter.

Dendias dje zhvilloi një takim edhe me shefat e misioneve nga vendet e QUINT’it. Ai përmes Twitter ka njoftuar se temë bisede e takimit të tyre ishte situate gjeopolitike, dialogu Kosovë-Serbi dhe perspektiva europiane e Ballkanit Perëndimor.

(Kosova Sot Online)