Scholz: Në vjeshtë do të organizoj një konferencë për “Procesin e Berlinit”

  • E.K /
  • 10 June 2022 - 12:14
Scholz: Në vjeshtë do të organizoj një konferencë për “Procesin e Berlinit”

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka takuar sot në Prishtinë kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurtin, me të cilin kanë diskutuar për një numër të madh temash, duke filluar nga raportet bilaterale mes dy shteteve, bashkëpunimin rajonal, vizat e dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Scholz qysh para nisjes për Prishtinë kishte bërë me dije se një nga arsyet e vizitës ishte edhe mbështetja për Procesin e Berlinit, proces ky për të cilin ka simpati edhe kryeministri Albin Kurti.

“Dëshiroj që së bashku me partnerët tanë ne kuadër të Procesit të Berlinit, ta rijetësojë atë këtë vit, dhe një vjeshtë do të ftojë për një konferencë në Berlin”, ka thënë Scholz.

Ai tutje ka përmendur edhe katër marrëveshjet, që sipas tij duhet të realizohen shpejtë.

(Kosova Sot Online)