Punëtori i ekuipazhit të aeroplanit lëndohet në Aeroportin e Prishtinës

  • E.K /
  • 13 June 2022 - 10:32
Punëtori i ekuipazhit të aeroplanit lëndohet në Aeroportin e Prishtinës

Policia njofton se viktima mashkull, shtetas i huaj, pjesëtar i ekuipazhit të aeroplanit është lënduar gjatë vendosjes së shkallëve të zbritjes në aeroplan.

Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Njoftimi i plotë i policisë:

RREZIKIM I SIGURISË NË VENDIN E PUNËS/ ANP Adem Jashari  12.06.2022-13:00. Është raportuar se viktima mashkull shtetas i huaj pjesëtar i ekuipazhit të aeroplanit është lënduar gjatë vendosjes së shkallëve të zbritjes në aeroplan. Si pasojë e lëndimeve, viktima me autoambulancë është dërguar në QKUK-së për tretman mjekësor.

(Kosova Sot Online)