Sot zyrtarisht nisin ofertat për privatizimin e 55 aseteve

  • E.K /
  • 15 June 2022 - 09:43
Sot zyrtarisht nisin ofertat për privatizimin e 55 aseteve

Agjencia e Privatizimit të Kosovës (AKP), sot do ta bëjë hapjen e ofertave të shitjeve përmes likuidimit.

Kështu ka njoftuar vetë AKP-ja, të mërkurën.

“Agjencia Kosovare e Privatizimit  më 15 qershor 2022 mbanceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit SHAL 55”, thuhet në njoftim.

Pranimi i ofertave do të bëhet duke filluar nga ora 10:00 deri në orën 12:00 në “Sallën e konferencave – Hoteli Grand”, në Prishtinë.

Ndërsa hapja e ofertave do të filloj në orën 12:30.

(Kosova Sot Online)