Qendra e Studentëve në Prishtinë: Nga zjarri nuk ka të lënduar, dëmet materiale janë të vogla

  • E.K /
  • 16 June 2022 - 15:01
Qendra e Studentëve në Prishtinë: Nga zjarri nuk ka të lënduar, dëmet materiale janë të vogla

Qendra e Studentëve në Prishtinë ka dalë me njoftim për zjarrin që ka shpërthyer sot në konviktin numër 3.

Sipas njoftimit të tyre bëhet fjalë për dëme të vogla materiale dhe pa njerëz të lënduar.

Shkaqet e zjarrit mbeten akoma të panjohura.

Njoftimi i plotë i tyre:

Ju njoftojmë se gjatë ditë së sotme  rreth orës 11:15 ka ndodhur një incident në Qendrën e Studentëve ku ka  shpërthyer  një zjarr  në nënstacionin e konviktit nr tre.

Zjarri shumë shpejt është vënë nën kontroll nga ekipet e zjarrëfikësve të  qytetit.

Nuk ka  persona të  lënduar, ndërsa dëmet materiale janë  të vogla.

Jemi në pritje të raportit zyrtar nga ekspertët e zjarrit për verifikimin e shkaqeve të cilat kanë quar deri tek kjo ngjarje.

Gjendja është stabile dhe  nuk ka ndonjë rrezik, studentët janë të sigurt të qëndrojnë në konvikt.

(Kosova Sot Online)