
Lexoni edhe:
Optimizëm i matur në pritje të 23 qershorit dhe shpresës për liberalizim të vizave
Motra e 26-vjeçarit Martin Çeço, i cili u mbyt me litar dhe u hodh në rezervuarin e Maliqit, ka zbardhur detaje nga ngjarja tronditëse, duke thënë se “vëllanë e kërcënonin shumë”.
Motra e të ndjerit tha se 26-vjeçarinuk kishte konflikte me askënd, ishte njeri i urtë dhe punëtor.
Optimizëm i matur në pritje të 23 qershorit dhe shpresës për liberalizim të vizaveLexoni edhe:
“Vëllai ka humbur që të dielën, më nuk kam folur pastaj. Vëllai nuk ka pasur konflikte me njëri, ishte i urtë dhe punëtor, bënte dru në fshat dhe i shiste ishte punëtor.
Dje u vumë në dijeni në lidhje me ngjarjen, se dimë përse është vrarë, vëllain e kërcënonin shumë, ne nuk e kemi denoncuar kërcënimet për vëllain nuk e dinim që do shkonin gjërat deri këtu.
Unë kaq di se jetoj në Greqi, vëllai jetonte ke babain. Vëllai kish dalë vetë në 11 të natës. Nuk di më shumë. Ka pasur një lidhje, kaq di nuk e di nga është, vëllai më ka folur që kam një lidhje, vëllai e donte po ajo nuk i thoshte që të dua. 1 muaj kishte që ishte lidhur, kaq më shumë nuk di”, ka thënë motra e të ndjerit.
(Kosova Sot Online)