“Kosova nuk e pranon Serbinë”, Vuçiq ironizon me Kurtin: Njohja nga ai është shumë e rëndësishme

  • G.G /
  • 25 June 2022 - 12:49
“Kosova nuk e pranon Serbinë”, Vuçiq ironizon me Kurtin: Njohja nga ai është shumë e rëndësishme

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk mundet kurrsesi ta ndryshojë kornizën e bisedimeve në kuadër të dialogut Prishtinë-Beograd.

Vuçiq ironizoi me Kurtin që tha se as Kosova nuk e pranon Serbinë, prandaj duhet dialog për njohje reciproke.

“Njohja nga Kosova nga ai [Albin Kurti] për neve është shumë e rëndësishme, sepse Serbia nuk njihet ndërkombëtarisht”, shtoi Vuçiq, transmeton Klankosova.tv.

Në paraqitjen e së shtunës, lideri serb ritheksoi se dialogu i Brukselit, pra korniza e tij, s’ka të bëjë me njohjen reciproke.

(Kosova Sot Online)