Gjenden 46 persona të vdekur në një kamion të braktisur në SHBA, dyshohet për emigrantë

  • E.K /
  • 28 June 2022 - 08:39
Gjenden 46 persona të vdekur në një kamion të braktisur në SHBA, dyshohet për emigrantë

Të paktën 46 persona, që besohet se janë emigrantë, janë gjetur të vdekur në një kamion të braktisur në periferi të San Antonios, në Teksas të SHBA-së.

Një zyrtar i zjarrfikësve tha se 16 persona, përfshirë katër fëmijë, ishin dërguar gjithashtu në spital.

Ata që mbijetuan ishin “të nxehtë” kur i preken dhe ishin duke vuajtur dhe të lodhur nga nxehtësia, shkruan BBC.

San Antonio, i cili është 250 km nga kufiri SHBA-Meksikë, është një rrugë kryesore tranziti për kontrabandistët e njerëzve.

Trafikantët e qenieve njerëzore shpesh përdorin kamionë për të transportuar emigrantë pa dokumente, pasi i takojnë ata në zona të largëta pasi ata arrijnë të kalojnë në Shtetet e Bashkuara.

“Ata kishin familje…dhe po përpiqeshin të gjenin një jetë më të mirë”, tha kryebashkiaku i San Antonio, Ron Nirenberg.

“Nuk është asgjë më pak se një tragjedi e tmerrshme njerëzore”.

(Kosova Sot Online)