Nëna rrah vajzën në Prishtinë, 18-vjeçarja deklaron në Polici: Nuk është hera e parë

  • E.K /
  • 01 July 2022 - 12:49
Nëna rrah vajzën në Prishtinë, 18-vjeçarja deklaron në Polici: Nuk është hera e parë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet ndaj një 48-vjeçareje, e cila dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së saj 18-vjeçare.

Vajza ka denoncuar në Polici nënën e saj, për të cilën ka thënë se e ka sulmuar fizikisht duke e goditur me grushte dhe duke e kapur për flokësh. Sipas saj, kjo nuk është hera e parë që ajo dhunohet nga nëna e saj, prandaj edhe ka vendosur që të kërkojë ndihmën e organeve të rendit.

E dyshuara është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku para hetuesve ka shprehur pendesën e saj për veprimin që ka bërë. Ndaj saj është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’, ndërsa 18-vjeçarja ka bërë kërkesë për urdhër mbrojtës.

(Kosova Sot Online)