Policia deklarohet për sulmin me kallash në diskotekën “Venom”

  • E.K /
  • 04 July 2022 - 11:44
Policia deklarohet për sulmin me kallash në diskotekën “Venom”

Të paktën 20 plumba janë shkrepur mbrëmë në drejtim të diskotekës “Venom NightClub”, e cila ndodhet në Çagllavicë të Prishtinës. Media raporton se si pasojë e sulmit janë shkaktuar thyerje të xhamave të objektit, teksa e gjithë ngjarja ka ndodhur jashtë orarit të punës së diskotekës.

Sulmin në fjalë e ka konfirmuar edhe Agron Borovci, zëdhënës në policinë rajonale të Prishtinës.

Ai tha se lidhur me rastin policia i ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore.

Teksa konfirmon se nga të shtënat me armë zjarri nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

“Mbrëmë rreth orës 23:25, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në drejtim të një objekti, në rrugën  magjistrale Ferizaj – Prishtinë,  respektivisht në fshatin Llapnasellë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore. Nuk është raportuar për persona të lënduar përveç dëmeve materiale. Aktualisht po vijon puna hetimore me qëllim identifikimin e personave  të dyshuar të përfshirë në rastin në fjalë si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, tha Borovci 

(Kosova Sot Online)