Ish-kryeshefi i IPK-së: Në këto raste polici mund ta përdorin armën

  • A.P /
  • 04 July 2022 - 17:44
Ish-kryeshefi i IPK-së: Në këto raste polici mund ta përdorin armën

Fitim Shishani, ish-kryeshef i Inspektoratit Policor të Kosovës ka thënë se policët mund ta përdorin armën e zjarrit.

Shishani tha se ka disa raste ku sipas ligjit, zyrtarëve policorë u lejohet edhe të qëllojnë. Së fundmi, ai tha se është zgjedruar hapësira e rasteve se kur policët mund ta përdorin armën e zjarrit.

“P.sh. me qëllim të mbrojtjes së jetës dhe sigurisë personale, me qëllim të mbrojtjes së jetës së qytetarëve, me qëllim të parandalimit të veprës penale të rrezikshme për shoqërinë e deri te – ka hyrë goxha vonë një dispozitë tjetër – polici ka të drejtë ta përdorë armën e zjarrit edhe në momentin kur rrezikohet ai apo ndokush tjetër nga kafshët”, tha ai.

Ish-kryeshsefi i IPK-së tha se polici duhet të jetë vigjilent dhe ta vlerësojë situatën për çështje sekondash.


“Polici mirë është.. ose polici, ose qytetari që të mos nguten në aktin e fundit”, tha Shishani.

Etika, sipas tij, është shumë e rëndësishme te policër, përceç profesionalizmit.

“Shkeljet më të shpeshta janë ato të cilat bëhen në komunikacion. Ka pasë edhe plagosje të rënda dhe plagosje të lehta që i kanë shkaktuar policët e që kanë mundur t’i evitojnë”, tha Shishani.

(Kosova Sot Online)