A e mbajnë policët e Kosovës plumbin në tytë të armës?

  • A.P /
  • 04 July 2022 - 18:01
A e mbajnë policët e Kosovës plumbin në tytë të armës?

Ish-kryeshefi i Inspektoratit Policor të Kosovës, Fitim Shishani, ka treguar se çfarë duhet të bëjë polici në një situatë konflikti.

I pyetur se a duhet një polic ta mbajë plumbin në tytë të armës, Shishani  tha:

“Plumbin në tytë duhet ta futë para se me ardhë në këtë situatë se kur vjen kjo ai s’di a është aty më. Këto mësohen në shkollë dhe e kanë një udhëzim administrativ”, tha ai.

A e mbajnë policët në Kosovë plumbin në tytë të armës?

“Po s’po zbulojmë najsen ishalla nuk jemi duke zbulu ndonjë sekret. Duhet me e mbajtë dhe e mbajnë. As s’e kemi për ta frikësuar dikë… Por është rregull”, tha Shishani.

Ish-kryeshefi i IPK-së tha mund të ndodhin raste kur duhet vepruar tepër shpejt.

“Paramendojeni në qoftë se kemi të bëjmë me një akt terrorist, sa sekonda i duhen policit ta nxjerrë armën? E ai tjetri atje është i përgatitur”, tha ai.

(Kosova Sot Online)