Tragjedi për Euron, kjo gjë s’i kishte ndodhur nga viti 2002

  • E.K /
  • 06 July 2022 - 10:03
Tragjedi për Euron, kjo gjë s’i kishte ndodhur nga viti 2002

Frika në rritje për një recesion në eurozonë e shtyn euron në nivelin më të ulët kundrejt dollarit amerikan që nga viti 2002.

Monedha e vetme e Bashkimit Europian është zhytur në nivelin e saj më të ulët kundrejt dollarit amerikan që nga viti 2002, pasi të dhënat tregojnë për një rrezik në rritje të recesionit në eurozonë, shkruan Al Jazeera.

Berisha për videon e Radojçiq: Mund të bëjë selfie nëpër kodra, por këtu k…

Euro ‘u zhyt’ të martën ndërsa investitorët shikonin rritje agresive të normave të interesit nga Rezerva Federale e SHBA-së në luftën e saj kundër inflacionit, në kontrast me Bankën Qendrore Europiane e cila planifikon rritje më modeste.

Pak para orës 09:00, Euro ra në 1,0306 dollarë, duke kërcënuar një shtytje drejt barazimit me dollarin amerikan për herë të parë që nga krijimi i monedhës më 1999.

Rritja ekonomike në eurozonë u pengua në qershor, tregoi një sondazh të martën.

(Kosova Sot Online)