Nga Shinzo Abe te Abraham Lincoln, atentatet më të njohura ndaj liderëve përgjatë historisë

  • E.K /
  • 08 July 2022 - 15:03
Nga Shinzo Abe te Abraham Lincoln, atentatet më të njohura ndaj liderëve përgjatë historisë

Përgjatë historisë ka pasur një sërë atentatesh ndaj liderëve shtetërorë dhe figurave të njohura politike e religjioze. Disa nga ta kanë vdekur e disa prej tyre kanë shpëtuar. Atentatet më të njohura janë ato të dy presidentëve amerikanë Abraham Lincoln dhe John Kennedy që kishin përfunduar me vdekje. Atentat kishte pasur edhe ndaj Presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova, i cili fatmirësisht kishte shpëtuar.

Abraham Lincoln që shërbeu si presidenti i 16-të i SHBA-së, është vrarë më 14 prill 1865 në Washington DC pasi atentatori e qëlloi nga mbrapa. Ai vdiq në moshën 56 vjeçare.

Ilustrim i atentatit ndaj presidentit amerikan Abraham Lincoln

Presidenti tjetër i ShBA-ve që s’i shpëtoi atentatit është John Kennedy, i cili u vra më 22 nëntor 1964 në Dallas në moshën 46 vjeçare teksa po shëtiste me eskortën e tij.

Atentati ndaj presidentit John Kennedy

Atentat pati edhe ndaj presidentit të 40-të të ShBA-ve, Ronald Reagan, më 30 mars 1981 në Washington DC. Reagan u qëllua në gjoks por pas trajtimit në spital u mbijetoi plagëve. Ka një anekdotë nga spitali ku Reagan’i, i rrethuar nga kirurgët, u kishte thënë atyre “Ju lutem më thoni se jeni republikanë.” Kirurgu kryesor, një demokrat i njohur, ishte përgjigjur “Sot, zoti President, ne jemi të gjithë republikanë”. Pastaj, Presidenti e kishte humbur vetëdijen.

Atentati ndaj presidentit amerikan Ronald Reagan

Në vitin 1981, ndodhë një tjetër atentat ndaj Papës Gjon Pali II në sheshin kryesor të Vatikanit. Papa u qëllua me katër plumba, por ai i shpëtoi atentatit dhe pas tri javë trajtimi në spital, ai u rikuperua.

Atentati ndaj Papës Gjon Pali II

Por një tjetër lider religjioz, Mahtma Gandhi, vdiq pas atentatit ndaj tij më 30 janar 1948 në Neë Delhi të Indisë. Gandhi u qëllua me tre plumba në gjoks dhe abdomen dhe vdiq në moshën 78 vjeçare.

Vdekja e Mahatma Gandhit

As kryeministrja e Indisë, Indira Gandhi, nuk i shpëtoi atentatit. Ajo u vra më 31 tetor 1884 në rezidencën e saj në New Delhi nga sigurimi i saj i afërt.

Vdekja e ish-kryeministres Indira Gandhi

Lideri i lëvizjes për të drejtat civile në SHBA, Martin Luther King Jr. është personaliteti tjetër i cili vdiq pas atenatit ndaj tij më 4 prill 1968. Ai u vra nga një snajper teksa po qëndronte në Lorraine Motel në shtetin e Tennessee.

Pamje nga vendi ku u vra Martin Luther King Jr.

Atenati ndaj trashëgimtarit të fronit të perandorisë së Austro-Hungarisë, Franz Ferdinandi, është njëri nga atentatet më të famshme në histori. Vrasja e tij më 28 qershor 1914 shënon edhe fillimin e Luftës së Parë Botërore. Ai u vra gjatë vizitës në Sarajevë.

Ilustrim i atentatit ndaj kryedukës Franz Ferdinand

Një tjetër lider që vdiq pas atentatit ishte kryeministri izraelit Yitzhak Rabin më 4 nëntor 1995. Rabin u vra në Tel Aviv nga një izraelit ultranacionalist përshkak të marrëveshjes për paqe mes Izraelit dhe Palestinës, të cilën e kishte arritur kryeministri Rabin.

Pamje nga vendi ku u krye atentati ndaj kryeministrit izraelit Yitzhak Rabim

Në historinë moderne, një vrasje tjetër e famshme është atentati ndaj ish-kryeministres së parë grua të Pakistanit, Benazir Bhutto më 27 dhjetor 2007. Një sulmues i armatosur hapi zjarr ndaj makinës ku ndodhej Bhutto, e më pastaj një bombë eksplodoi afër makinës së saj duke vrarë 20 njerëz e duke plagosur më shumë se 100 të tjerë. Bhutto vdiq në moshën 54 vjeçare.

Pamje nga atentati ndaj ish-kryeministres pakistaneze Benazir Bhutto

Atentat pati edhe ndaj presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova, më 15 mars 2005, teksa po shkonte ta takonte ish-Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Javier Solana. Eskorta e presidentit Rugova u sulmua me eksploziv, por pa pasoja fatale.

Pas atentatit, presidenti Rugova në konferencën e përbashkët për media me ish-Sekretarin e NATO-s, Solana kishte deklaruar “Falë zotit, shpëtova edhe njëherë”.

Pamje nga eskorta e presidentit Rugova që kishte mbetur e dëmtuar nga eksplozivi

Atenati i fundit ndaj një personaliteti shtetëror ndodhi sot në Japoni. Ish-kryeministri më jetëgjatë japonez, Shinzo Abe, u vra nga një sulmues i cili e godit nga mbrama në qafë dhe shpinë. I njëjti u arrestua menjëherë në skenën e krimit. Abe vdiq nga plagët e marra në spital në moshën 67 vjeçare.

Pamje nga atentati i sotëm ndaj ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe

Video e atenatit ndaj ish-kryeministrit Shinzo Abe: VIDEO

(Kosova Sot Online)