Maldivet në rrezik, ky është plani për të shpëtuar destinacionin e famshëm

  • E.K /
  • 14 July 2022 - 09:29
Maldivet në rrezik, ky është plani për të shpëtuar destinacionin e famshëm

Deri në fund të shekullit, ishujt Maldive mund të zhyten plotësisht në ujë.

Ky rrezik që i kanoset destinacionit ekzotik për shkak të ndryshimeve klimatike, ka gjetur një zgjidhje nga kompania arkitekturore “Waterstudio”, e cila planifikon të ndërtojë në ujërat e Oqeanit Indian, një qytet lundrues.

Vendet më të mira dhe më të këqija evropiane për të jetuar - Gazeta Express

Patrick Verkooijen, ekspert i ndryshimeve klimatike, ka shpjeguar sesi këto projekte do të ndryshojnë të ardhmen.

“Kostoja që do të shkaktonin përmbytjet që vijnë nga ndryshimet klimatike, është shumë e lartë dhe e papërballueshme. Qytetet lundruese tashmë janë pjesë e planeve të së ardhmes dhe ndoshta një nga të vetmet zgjidhje.”

Qyteti do të përbëhet nga 5000 njësi, duke përfshirë shtëpi, restorante, dyqane dhe shkolla, të cilat do të lidhen me njëra-tjetrën me kanale ujore.

Banorët e parë pritet të zhvendosen aty në fillim të vitit 2024.
Arkitektët shpresojnë se këto projekte do të jenë një përgjigje ndaj ndryshimit të klimës dhe urbanizimit./A2CNN

(Kosova Sot Online)