Tradhtohet nga shoku i fëmijërisë, Zelensky shkarkon dy zyrtarët e lartë të Ukrainës: Po punojnë kundër nesh

  • S.A /
  • 18 July 2022 - 12:27
Tradhtohet nga shoku i fëmijërisë, Zelensky shkarkon dy zyrtarët e lartë të Ukrainës: Po punojnë kundër nesh

Presidenti Volodymyr Zelensky ka shkarkuar kreun e agjencisë së sigurisë së Ukrainës (SBU) dhe prokuroren e përgjithshëme, duke përmendur shumë raste të tradhtisë në dy insitucionet e fuqishme, raporton BBC.

Ai tha se më shumë se 60 ish-punonjës tani po punonin kundër Ukrainës në zonat e pushtuara nga Rusia.

Një total prej 651 rastesh bashkëpunimi dhe tradhtie ishin hapur kundër zyrtarëve të zbatimit të ligjit, shtoi ai.

Zyrtarët e shkarkuar, Ivan Bakanov dhe Iryna Venediktova, nuk e kanë komentuar vendimin. Shefit të SBU, Ivan Bakanov është një shok fëmijërie i Zelenskyt.

Ukraina thotë se një numër i konsiderueshëm i anijeve luftarake ruse në Detin e Zi u zhvendosën nga Krimea më në lindje në portin e Novorossiysk. Kjo vjen pasi Kievi ka marrë dërgesa të mëtejshme të sistemeve raketore me rreze më të gjatë veprimi nga aleatët e tij perëndimorë.

(Kosova Sot Online )