Një i vdekur dhe 1 mijë e 390 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

  • E.K /
  • 22 July 2022 - 12:27
Një i vdekur dhe 1 mijë e 390 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit është regjistruar 1 rast i vdekjes dhe janë konfirmuar 1 mijë e 390 raste të reja me Covid-19.

Këto raste janë konfirmuar pas testimit të mbi 3 mijë e 700 mostrave.

Në 24 orët e fundit, janë shëruar 871 pacientë, derisa numri i rasteve aktive ka arritur në 9 mijë e 230.

(Kosova Sot Online)