“SHBA-ja pret me padurim ta shohë Kosovën që të arrijë zgjidhje moderne të energjisë”

  • E.K /
  • 28 July 2022 - 10:13
“SHBA-ja pret me padurim ta shohë Kosovën që të arrijë zgjidhje moderne të energjisë”

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, të enjten përmes një deklarate në Facebook kanë shprehur dëshirën që ta shohin Kosovën duke e arritur një zgjidhje moderne të energjisë së pastër.

Bashkë me këtë postim është shpërndarë edhe deklarata e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), ku tregohet përmbajtja e marrëveshjes.

“Kosova dhe SHBA-ja nënshkruan dje një Korporatë të përbashkët të Sfidës së Mijëvjeçarit – MCC Compact, me vlerë mbi 236 milionë dollarë. Urime të gjithë të përfshirëve! Përmes partneritetit tonë, ne presim me padurim ta shohim Kosovën të arrijë zgjidhje moderne, të energjisë së pastër për të mirën e të gjithë qytetarëve të Kosovës”, thuhet në deklaratë.

Marrëveshja prej palës kosovare është nënshkruar nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli. 

(Kosova Sot Online)