“Na priftë e mbara”, Presidentja reagon pasi Kuvendi ratifikoi marrëveshjen me MCC’në

  • E.K /
  • 28 July 2022 - 14:59
“Na priftë e mbara”, Presidentja reagon pasi Kuvendi ratifikoi marrëveshjen me MCC’në

Presidentja Vjosa Osmani ka reaguar pasi Kuvendi i Kosovës ratifikoi Marrëveshjen me MCC’në.

Osmani ka thënë se vendimi i sotëm i Kuvendit paraqet angazhimin institucional më serioz drejt trancizionit energjetik në Kosovë dhe konfirmim të partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Mirëpres mbështetjen njëzëri në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ku sot u ratifikua marrëveshja ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të përfaqësuara nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), për Programin e Kompaktit. Përveç konfirmimit të partneritetit strategjik me SHBA-të, vendimi i sotëm i Kuvendit paraqet angazhimin tonë institucional më serioz drejt trancizionit energjetik në Kosovë. Na priftë e mbara!  ”, ka shkruar Osmani.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar Marrëveshjen mes Kosovës dhe MCC, e cila u nënshkrua mbrëmë në Ëashington.

Marrëveshja është ratifikuar me votat e 89 deputetëve, të cilët ishin në sallë.

Futja e kësaj pike në rend dite, u propozua nga kryetari i Komisionit për Ekonomi, deputeti i PDK-së Ferat Shala.

Programi Kompakt prej 236.7 milionë dollarësh përqendrohet në çështjen e energjisë dhe u nënshkrua me një ceremoni në Kongresin Amerikan.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli e nënshkroi marrëveshjen në praninë e presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti.

(Kosova Sot Online)