Të tretët në Evropë, shqiptarët ‘merakli’ të orizit

  • E.K /
  • 30 July 2022 - 10:23
Të tretët në Evropë, shqiptarët ‘merakli’ të orizit

Statistikat janë mjaft interesante në rastet kur dinë të përpunohen duke nxjerrë në pah tregues të rëndësishëm në lidhje me shtete apo shoqëri të caktuara në mjaft sektorë të ndryshëm.

Kështu për shembull, statistikat e fundit sa i përket kuzhinës kanë nxjerrë në pah se shqiptarët janë të tretët në Evropë për konsumin vjetor të orizit për kokë.

Sipas këtyre treguesve, çdo shqiptar konsumon mesatarisht 12.3 kilogramë oriz në vit duke u renditur të tretët pas turqve me 15.8 dhe portugezëve me 16.1.

Ndërkohë, popujt me konsumin më të ulët të orizit janë serbët, malazezët dhe zvicerianët.

(Kosova Sot Online)