Sekretari i OKB-së kërkon që kompanive të naftës dhe gazit të iu vendosen taksa të veçanta

  • G.G /
  • 04 August 2022 - 08:04
Sekretari i OKB-së kërkon që kompanive të naftës dhe gazit të iu vendosen taksa të veçanta

Antonio Guterres, sekretar i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), ka bërë thirrje që kompanitë e naftës dhe gazit të përballen me taksa të veçanta.

Komentet e tij vijnë pasi rritja e çmimeve të energjisë të shkaktuar nga lufta në Ukrainë i shtyn fitimet e industrisë në nivele të reja, raporton BBC.

Guterres tha se ishte “imorale” që firmat të përfitonin nga kriza.

Pushtimi rus i Ukrainës në shkurt ka përkeqësuar mungesën globale të naftës dhe gazit, duke ndërprerë aksesin në naftë dhe gaz nga Rusia – një furnizues kryesor – dhe duke rritur çmimet.

Ndërsa familjet po përballen me fatura më të larta të energjisë, kompanitë po korrin përfitime. 

(Kosova Sot Online)