Nënkryetari i Kuvendit të Serbisë,Bozhidar Deliq, i përfshirë në krimet e luftës,të arrestohet penalisht nga FBI,në bashkëpunim me EULEX-in

  • Dardan Grapci /
  • 14 August 2022 - 14:21
Nënkryetari i Kuvendit  të Serbisë,Bozhidar Deliq, i përfshirë në krimet e luftës,të arrestohet penalisht nga FBI,në bashkëpunim me EULEX-in

Shkruan: ANALISTI- Dardan Grapci

Kosova deri më sot ka kërkuar shumë herë për të ngritur padi për krime të luftës në Kosovë shumë herë, por BE-s nuk e ka përfillë këtë ankesë asnjëherë, kështu që tani për tani vetëm EULEXI dhe FBI mund të ndihmojnë në këtë proces.

 

Zgjedhja e një krimineli në krye të Kuvendit të Serbisë nuk është hera e parë që po ndodhë, prandaj neve nuk duhet të na shqetësoj ky veprim, ajo se çka duhet të bëjë Qeveria e Kosovës është ta shpallë zyrtarisht Bozhidar Deliqin person në kërkim nga institucionet e drejtësisë për krimet e luftës në Kosovë  dhe  person NONGRATA në aspektin politik e diplomatik, i cili do të ndalohet e arrestohet  në momentin e parë  nëse provon që të hyj në territorin e Kosovës.  Aktivistja Serbe për të drejtat e njeriut Natasha Kandiq ka bërë një veprim të duhur që ka deklaruar haptazi se kush është Bozhidar Deliq dhe përgjegjësia që mban ai për krimet e luftës që janë kryer në Kosovë në zonat e luftës ku ai ka komanduar dhe të cilat i ka kontrolluar. Kosova për fat të keq ende nuk mundet dhe nuk ka forcë për të ngritur padi ndaj shtetit serb, sepse Kosova ende nuk është anëtare e KE-së dhe as e INTERPOLIT, prandaj Qeveria e Kosovës duhet të kërkoj bashkëpunim të plotë të faktorit ndërkombëtar, kryesisht të EULEX-it dhe FBI-së për ndjekjen dhe arrestimin e Bozhidar Deliqit, qoftë në Serbi apo edhe në rast se ai del jashtë vendit, në ndonjë shtet tjetër. Kosova deri më sot ka kërkuar shumë herë për të ngritur padi për krime të luftës në Kosovë shumë herë, por BE-s nuk e ka përfillë këtë ankesë asnjëherë, kështu që tani për tani vetëm EULEXI dhe FBI mund të ndihmojnë në këtë proces.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".