Shteti duhet të ketë kontroll absolut,kushtetues e ligjor mbi subjektet politike dhe deputetët

  • Muhamet Kelmendi /
  • 15 August 2022 - 07:15
Shteti duhet të ketë kontroll absolut,kushtetues e ligjor mbi subjektet politike dhe deputetët

Shkruan: ANALISTI- Muhamet Kelmendi

Subjektet politike në Kosovë dhe deputetët që përfaqësojnë në Kuvendin e Republikës, janë persona juridik dhe fizik, të krijuar nga qytetarët dhe të zgjedhur nga votat e qytetarëve dhe si të tillë domosdo kanë përgjegjësi juridike para shtetit të Kosovës dhe qytetarëve.

-Subjektet politike në Kosovë duhet të organizohen në bazë të një baze juridike, ku qytetarët e mendimeve të njëjta ideopolitike bashkohen politikisht dhe si subjekte garojnë për të marr pushtetin, kuptohet me vota të qytetarëve. Ndërsa, deputetët e Kuvendit të Kosovës kandidojnë nëpërmjet subjekteve politike ose vetëm për vetëm, si dhe në grupe të organizuara, kuptohet për të dalë deputet dhe për ti realizuar pikëpamjet programore ose politike individuale në parlament. Subjektet politike kërkohet t'i nënshtrohen ligjeve të vendit dhe përgjigjen para organeve të shtetit dhe qytetarëve. Nxjerrja e ligjeve që e kufizon ose e lejon subjektin politik të pakontrolluar është shumë e dëmshme dhe shtetit i bënë dëme të mëdha.

Në këtë mënyrë në Kosovë u krijuan subjekte politike të grupeve të interesit, përkatësisht të klaneve politike dhe ekonomiko-financiare, që nuk i shërbejnë popullit, por grupeve të organizuara kriminale dhe armiqve të Republikës. Forma e tillë ka bërë që në Kosovë mos të raportohen të ardhurat nga financohet partia politike dhe deputetët. Subjekti politik dhe deputeti mundë të financohet nga krimi i organizuar, nga grupet mafioze ose nga shtet armik dhe shteti nuk e di. Kështu subjekti politik dhe deputetët kriminalizohen dhe nuk ju shërbejnë më votuesve të vetë dhe Republikës. Ata punojnë për armiqtë e shtetit. Për fat të keq, çdo subjekt politik dhe deputet në Kosovë kanë financime të dyshimta, tepër jo transparente dhe kjo ka bërë kriminalizimin e politikes në Republikë. Këtu e ka edhe burimin vendim i SHBA-ve mbi shpalljen e personave nongrata nga skena politike.

Shteti i Kosovës nuk e din nga i vijnë financat LDK-së, PDK-së, LVV-së AAK-së dhe grupeve politike të minoritareve, e sidomos nuk ka të dhëna për "Listen Srpska", që ka mjaftë financa të marra nga Serbia. Kështu kemi një gjendje që fare nuk kontrollohen subjektet politike dhe as deputetët. Këtej është krijuar gjendja ku në Kuvend të Kosovës kemi dy lloje të subjekteve politike dhe të deputetëve:

Këto janë:

1. Subjekte politike dhe deputetët që punojnë vetëm për interesa klanore, personale dhe pa asnjë ideologji dhe

2. Subjektet politike dhe deputetët që tërë aktivitetin e vetë e bëjnë për interesa të shteteve tjera, siç është p.sh "Lista Srpska", që punon për shtetin serb. Të dy këto janë të rrezikshme. E para sepse e kthen shtetin në vegël të grupeve kriminale dhe shteti kështu kriminalizohet. E dyta sepse duke punuar për armiqtë, sic është Serbia, dëmtohet shteti i Kosovës dhe rrezikohet vendi nga nga kriminelët serbomëdhenj, të kalibrit të Vuçiqit.

Të dy këto shteti duhet ti luftoj me konsekuencë dhe kjo mundë të bëhet më me sukseset nëse shteti ka kontroll financiare mbi partitë dhe mbi kandidatët dhe deputetët e vetë. Në fakt, ky kontroll financiar duhet të jetë i domosdoshëm për çdo subjekt fizik dhe juridik të shtetit, sepse ka mundësi kështu të ndalen veprimet kriminale dhe tradhtia ndaj Republikës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".