Këtë video nuk duhet ta humbisni – aktori tallava Aleksandar Vuçiq

  • E.K /
  • 22 August 2022 - 09:22
Këtë video nuk duhet ta humbisni – aktori tallava Aleksandar Vuçiq

Në secilën situatë presidenti serb i ka së paku 3-4 fytyra.

Alaksandar Vuçiq gjatë një pjese të konferencës, ku i është drejtuar popullit të tij, të dielën e ka luajtur rolin që di më së miri, atë të viktimës.

Ai në konferencë është paraqitur për herë të parë pas bisedimeve të së enjtes me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në Bruksel, në të cilat dështuan të arrijnë një marrëveshje për të shmangur tensionet si ato të 31 korrikut.

Në Twitter i është publikuar një video ku ai shihet duke aktruar:

Vuçiq tha të dielën se është i vendosur të kërkoj një zgjidhje kompromisi me Kosovën për përdorimin e dokumenteve të identifikimit dhe targave të makinave brenda dhjetë ditëve.

Ai paralajmëroi se serbët e Kosovës mund të largohen nga të gjitha institucionet nëse nuk gjendet zgjidhje për “shqetësimet” e tyre.

(Kosova Sot Online)