Lista Serbe konfirmon fjalët e shefit: Mbështesim Vuçiqin për gjetjen e një kompromisi me Kosovën

  • E.K /
  • 22 August 2022 - 14:53
Lista Serbe konfirmon fjalët e shefit: Mbështesim Vuçiqin për gjetjen e një kompromisi me Kosovën

Përfaqësuesit e Listës Serbe sot kanë mbajtur një konferencë për media, ku kryetari i kësaj partie, Goran Rakiq, theksoi se presidenti i Serbisë, Alkesandar Vuçiq “e ka mbështetjen e plotë të popullit serb nga Kosova për të gjetur një zgjidhje kompromisi në dhjetë ditët e ardhshme”.

Rakiq përsëriti deklaratën e djeshme të Vuçiqit që “KFOR-i t’i mbrojë serbët në Kosovë”.

Mediat serbe shkruajnë se për të mërkurën në Zveçan është paralajmëruar takim i përbashkët i kryetarëve të komunave nga veriu i Kosovës.

Vuçiq deklaroi të dielën në Beograd se ka marrë mbështetjen e përfaqësuesve të serbëve nga Kosova për një zgjidhje kompromisi për çështjen e targave dhe dokumenteve.

Pas takimit me përfaqësuesit serbë nga Kosova, Vuçiq në një adresim drejtuar kombit, tha se nuk e di se cila mund të jetë zgjidhja e kompromisit për çështjen e targave dhe dokumenteve serbe, që rritën tensionet në veri të Kosovës më 31 korrik dhe 1 gusht.

(Kosova Sot Online)