“Shumë njerëz do humbnin jetë pa Erdoganin”, Rama kritikon BE-në dhe i jep mirënjohje Turqisë

  • S.A /
  • 30 August 2022 - 12:31
“Shumë njerëz do humbnin jetë pa Erdoganin”, Rama kritikon BE-në dhe i jep mirënjohje Turqisë

Mediat turke i kanë bërë jehonë kritikave që kryeministri Edi Rama i ka bërë Bashkimit Europaine, ndërsa janë shprehur me lavde kundrejt tij për mirënjohjen e treguar ndaj Turqisë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama kritikoi BE-në në lidhje me periudhën e epidemisë së koronavirusit. Duke kujtuar dorën e ndihmës të shtrirë nga Turqia, Rama tha: “Turqia na e dha vaksinën. Po të mos ishte Erdogani, shumë njerëz do të kishin humbur jetën në vendin tonë.”

Rama foli në Forumin e 17-të Strategjik të “Bled-it” të zhvilluar në Slloveni. Në axhendën e fjalës së Ramës ishte ajo që ndodhi gjatë procesit të koronavirusit.

Shtypi turk shkruan se i pari i qeverisë shqiptare kujtoi dorën e ndihmës së Turqisë. Duke kritikuar qëndrimin e Bashkimit Europian ndaj procesit të koronavirusit, Rama tha: “Na harruan fare”.

Ai tha se Bashkimi Evropian bëri gabime të turpshme në lidhje me vaksinën në atë kohë. Rama deklaroi se Turqia po jep ndihmë me vaksinat për Shqipërinë dhe vlerësoi presidentin Erdogan.

“Shumë njerëz do humbnin jetë pa Erdoganin”, tha Rama. “Në çdo fjalim thonë se Ballkani duhet të jetë me ne dhe të mos lihet nën ndikimin e palëve të treta. Por çfarë ndodhi, Serbia e mori vaksinën nga Kina. Ne e morëm nga Turqia. Nëse nuk do të ishte presidenti Erdogan, shumë më tepër njerëz në vendin tonë do të kishin humbur jetën. Shpresoj që Evropa të marrë mësimin e saj.”

“Shpresojmë që Bashkimi Europian të mos e përsërisë gabimin e turpshëm që thjesht i shpërndanë vaksinat njëri-tjetrit dhe na harrojnë plotësisht ”, tha Rama .

(Kosova Sot Online )