Avokati Koci e analizon rastin e dhunimit të 11-vjeçares: Ka gjasa që edhe dikush tjetër ka përgjegjësi

  • E.K /
  • 30 August 2022 - 17:57
Avokati Koci e analizon rastin e dhunimit të 11-vjeçares: Ka gjasa që edhe dikush tjetër ka përgjegjësi

Avokati Arianit Koci, ka parashtruar një pyetje lidhur me rastin e dhunimit të 11-vjeçares nga 5 persona në Prishtinë.

Koci tha se nuk e kupton se pse fëmija që dhunohet duhet të dërgohet pastaj në strehimore.

“Pse duhet një fëmijë që dhunohet me shku në strehimore, nëse ka prindër?”, tha avokati.

Koci tha se përveç pesë të dyshuarve, mundet që edhe dikush tjetër të ketë përgjegjësi për rastin.

“A ka gjasa, në rastin konkret, që pos pesë dhunuesve të supozuar, të pretenduar, që edhe dikush tjetër ka përgjegjësi këtu?”, pyeti avokati.

(Kosova Sot Online)