Nga një muaj paraburgim tre të dyshuarve për fajde në Gjilan

  • E.K /
  • 02 September 2022 - 17:01
Nga një muaj paraburgim tre të dyshuarve për fajde në Gjilan

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të pandehurve me inicialet N. S., A. S. dhe B. S.

Sipas prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit nga koha e pa përcaktuar e deri më datë 31.08.2022, në bashkëkryerje, kanë shfrytëzuar pa përvojën e viktimave duke i detyruar të dëmtuarit të veprojnë në dëm të pasurisë së tyre dhe i kanë sjellë në gjendje të rëndë financiare.

“Ashtu që fillimisht të dëmtuarve ua japin shumën prej 50.000 Euro, me fajde dhe në vazhdimësi u kanë bërë presion që viktimat t’ua paguajnë fajden prej 20 % mujore, duke e arritur shumën e dëmit prej 800.000 Euro, si dhe ju kanë marr automjetet të tipit Range Rover, Mercedes dhe Tiguan, si dhe me datë 31.08.2022, janë arrestuar në flagrancë nga Policia e Kosovës, duke hartuar kontratë kinse për shitblerje e cila ka qenë kontratë fiktive dhe ka qenë palujtshmëria të cilën të pandehurit ia kanë marr nga të dëmtuarit për fajde”.

(Kosova Sot Online)