Osmani: Kosova e interesuar për bashkëpunim të gjithanshëm me Malajzinë

  • E.K /
  • 05 September 2022 - 19:28
Osmani: Kosova e interesuar për bashkëpunim të gjithanshëm me Malajzinë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorin e Malajzisë, Dato Abdul Malik, me të cilin ka biseduar për forcimin e partneritetit dhe hapjen e mundësive të reja të bashkëpunimit mes dy vendeve.

Përmes një komunikate për media thuhet në takim edhe për marrëdhëniet ndërmjet të dy shteteve, të cilat u vlerësuan të mira, teksa u shfaq gatishmëria për thellimin e mëtejmë të tyre.

“Presidentja Osmani ka theksuar se Malajzia është një vend mik dhe partner i rëndësishëm në këtë pjesë të Azisë dhe se Kosova është e interesuar për forcimin e partneritetit dhe hapjen e mundësive të reja të bashkëpunimit”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu në komunikatë thuhet se Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se Kosova është e interesuar për bashkëpunim me Malajzinë në sektorin e a bujqësisë, ekonomisë, tregtisë, arsimit dhe fusha të tjera të interesit reciprok.

(Kosova Sot Online)