Haxhiu: Më i drejtë lejimi i 30 përqindëshit se sa humbja e Trustit në tregjet ndërkombëtare

  • E.K /
  • 06 September 2022 - 20:13
Haxhiu: Më i drejtë lejimi i 30 përqindëshit se sa humbja e Trustit në tregjet ndërkombëtare

Banka Qendrore e Kosovës ka bërë të ditur se brenda shtatë muajve Trusti ka humbur 161.6 milionë euro të kursimeve pensionale.

Iniciuesi i Projektligjit për tërheqjen e 30 për qind të kursimeve nga Trusti, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu ka reaguar pas lajmit për humbjet e mjeteve të trustit në tregjet ndërkombëtare.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjete sociale, Haxhiu ka thënë se më mirë është lejimi i tërheqjes së 30 përqindëshit se sa kjo humbje kaq e madhe që po e përjeton Trusti.

Duke e parë këtë, Haxhiu ka thënë se Projektligji për Trustin do të rikthehet në Kuvend.

Reagimi i plotë i Haxhiut, pa ndërhyrje:

Trusti humb 161. 6 milionë € të kursimeve pensionale për 7 muaj, përgjatë periudhës janar-korrik 2022.

Ata që  votuan kundër Projektligjit për Trustin duhet të përgjigjen para qytetarëve dhe ta përmirësojnë gabimin  tani kur Projektligji për Trustin  po rikthehet në Kuvend me mbi 21 mijë nënshkrime të qytetarëve.

Është shumë më e drejtë që t’iu mundësohet qytetarëve të tërheqin deri 30% të kursimeve të tyre në Trust, se sa parat e Trustit të humbin në tregjet ndërkombëtare.

Presim mbështetje për kërkesën e qytetarëve në këtë thellim enorm të krizës.

(Kosova Sot Online)