Lirohet nga burgu aktorja nga Maqedonia që akuzohej për transport të 700 kg kokainë

  • E.K /
  • 07 September 2022 - 15:51
Lirohet nga burgu aktorja nga Maqedonia që akuzohej për transport të 700 kg kokainë

Aktorja Silvija Stojanovska është liruar pas gjykimit të përsëritur para Gjykatës Themelore Penale Shkup, për rastin e transportimit të 700 kilogramëve kokainë nga Kolumbia në Spanjë.

Gjatë gjykimit të parë, aktorja ishte dënuar me tre vite e gjashtë muaj burg, ndërsa partneri i saj, Voisllav Budisavjeviç mori dënim prej 7 viteve burg.

Megjithatë, Gjykata e Apelit e la në fuqi dënimin për Budisavjeviç, të cilit dënimi iu rrit në 12 vjet, ndërsa për aktoren e ktheu rastin në rigjykim.

Ndryshe, Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit aktakuzën për këtë rast e ka dorëzuar më 12 qershor 2020, pasi paraprakisht ishte hapur hetimi në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “Kolibri”, në të cilin u arrestuan edhe tre persona në Spanjë. Njëri prej tyre ishte vëllai i Budisavjeviç.

Në aktakuzën ndaj Stojanovskës dhe partnerit të saj, në atë kohë Prokuroria pretendonte se kishte vërtetuar se në gjysmën e dytë të vitit 2019, dy të akuzuarit kanë marrë pjesë në blerjen, transportin dhe rishitjen e kokainës në sasi të gati 700 kilogramëve.

(Kosova Sot Online)