Mustafa për aderimin e Kica-Xhelilit: Të LDK-së jemi dhe te ajo do të kthehemi

  • E.K /
  • 08 September 2022 - 13:26
Mustafa për aderimin e Kica-Xhelilit: Të LDK-së jemi dhe te ajo do të kthehemi

“Të LDK-së jemi dhe te LDK do të kthehemi”.

Kështu Besian Mustafa, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) e ka komentuar aderimin e Doarsa Kica-Xhelilit në LDK.

Doarsa Kica-Xhelili u largua nga Lista Guxo, ku ishte pjesë e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Kryetari i LDK-së e ka quajtur Kica-Xhelilin si ndër deputetet më profesioniste në Kuvendin e Kosovës. 

(Kosova Sot Online)