Si e pasqyroi vdekjen e Mbretëreshës shtypi britanik, Reuters sjell pamjet brenda shtypshkronjave

  • E.K /
  • 09 September 2022 - 12:18
Si e pasqyroi vdekjen e Mbretëreshës shtypi britanik, Reuters sjell pamjet brenda shtypshkronjave

Në ballinat kryesore të shtypit britanik sot ka zënë vend lajmi për vdekjen e monarkes më jetëgjatë në historinë britanike Mbretëreshës Elizabeth II.

Agjencia britanike e lajmeve “Reuters” ka sjellë pamjet brenda shtypshkronjave ku janë shtypur gazetat prestigjioze britanike të numrit të sotëm dhe raportimet e tyre për vdekjen e Mbretëreshës.

Gazetat si “The Times”, “The Sun”, “The Daily Telegraph” e kanë paraqitur në ballinat e para vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II me titujt “Të kemi dashur zonjë” , “Një jetë në shërbim” e “Vdekja e Mbretëreshës”.

(Kosova Sot Online)