Aksident i rëndë, “Benzi” tenton të dhurojë spektakël, i merr zvarrë 3 persona

  • E.K /
  • 15 September 2022 - 08:14
Aksident i rëndë, “Benzi” tenton të dhurojë spektakël, i merr zvarrë 3 persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur në hyrje të qytetit të Beratit në Shqipëri. Një automjet, tip fuoristradë Mercedez-Benz, me targa angleze ka qenë duke bërë manovra të rrezikshme në rrugën e Kombinatit dhe në një moment drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përplasur 3 shtetas që ndodheshin në anë të rrugës, përbri mjetit të tyre, tip Fiat Punto, me targa “AA 836 AG”.

Edhe pas përplasjes, drejtuesi i Benzit i ka marrë ata zvarrë së bashku me mjetin, duke ju shkaktuar dëmtime të rënda.

Të plagosurit janë: Blerina Nerjaku, 45-vjeçe,banuese në Shijak, Mersine Nerjaku, 37-vjeçe, banuese në Zvicër dhe Shkëlqim Kapxhiu, 63-vjeç, banues në fshatin Velabisht në Berat.

Të plagosurit janë transportuar në Spitalin Rajonal të Beratit, ku ndodhen nëm kujdesin e mjekëve dhe dy prej tyre po i nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale.

Burimet spitalore bëjnë me dije se, tre të plagosurit kanë pësuar dëmtime të shumta por ndodhen jashtë rrezikut për jetën.Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të shumtë policie si dhe drejtues të DVP Berat,që po kryejnë edhe këqyrjen e vendit të ngjarjes si dhe pyetjen e dëshmitarëve, për të zbuluar shkaqet dhe dinamikën e aksidentit të rëndë.

Drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentit, shtetasi Leon Simoni, banues në Shkodër, është shoqëruar në polici, ndërkohë që nuk bëhet i ditur emri i tij dhe nëse ishte i dehur në timon apo jo.

(Kosova Sot Online)