Policia e liron në procedurë të rregullt të dyshuarin për sulmin ndaj banores në “It’s My Home”

  • E.K /
  • 15 September 2022 - 09:50
Policia e liron në procedurë të rregullt të dyshuarin për sulmin ndaj banores në “It’s My Home”

Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari për sulm ndaj një banoreje në emisionin “It’s my Home”, është liruar në procedurë të rregullt pas intervistimit.

Ndaj tij është hapur rast për kanosje dhe sulm.

“KANOSJE & SULM – Prishtinë 14.09.2022-12:00. Pas publikimit me videot që kanë qarkulluar nëpër rrjetet sociale  ku shifet si fjalosje ndërmjet dy konkurrentëve,  një mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë dhe një femër kosovare në një emision, janë intervistuar dy të dyshuarit dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullte”, thuhet në raport.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme, pas një debati të ashpër në këtë reality shoë, një banore është goditur me këpucë nga një tjetër banor.

Viktima e dhunës, në këtë rast banorja e “It’s my home”, në pamjet e publikuara shihet teksa largohet duke qarë nga pjesa ku po debatonte dhe askush nuk shkon pas saj për ta ndihmuar. Përkundrazi një grua aty e përkrahi dhunën ndaj saj duke i thënë sulmuesit “bravo, mirë ia bëre”.

E përlotur, banorja që u sulmua dëgjohej teksa thotë “S’jam ardhë unë mem rreh këtu”.

Kjo skenë e dhunës fizike, por edhe skena të tjera brenda kësaj shtëpie kanë bërë që të kërkohet ndërhyrja e Policisë së Kosovës.

(Kosova Sot Online)