“‘Atentatori’ Prekë Kodra u hetua nga Kosova e Shqipëria s’pati gjë , ai është qytetar i lirë”

  • E.K /
  • 22 September 2022 - 12:54
“‘Atentatori’ Prekë Kodra u hetua nga Kosova e Shqipëria s’pati gjë , ai është qytetar i lirë”

Gazetari Artan Hoxha, të mërkurën ka dhënë detaje për Prekë Kodrën, një qytetar nga shkodra i përfolur në media si “ snajperist -atentator”, ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, deputetit Xhavit Halitit si dhe ish-pjesëtarit të UÇK-së, Ismet Haxha.

Sipas gazetarit te Abc News Hoxha, Prekë Kodra ishte hetuar nga agjencitë hetimore të dy vendeve, Kosovës dhe Shqipërisë. Ai ka treguar se policia ia ka bastisur banesën në Shkodër në kohën kur ishte jashtë vendit.

Po ashtu ka thënë se më 24 nëntor të vitit të kaluar është ndaluar në Kosovë për t’u marrë në një hetim intensiv për 72 orë.

“Pra gjithë kjo histori 48 orë në Shqipëri mori një vëmendje të madhe, po ashtu edhe në Kosovë e mori një vëmendje shumë të madhe, por agjencitë e të dy vendeve e kanë hetuar dhe e kanë vërejtur që kjo histori është e stisur dhe nuk ka të vërtetë brenda. Prandaj ky qytetar ëshë i lirë”, ka deklaruar Hoxha.

Sipas, Hoxhës dy shtetet nuk kanë pasur interesim që ta bëjnë me dije edhe pjesën tjetër, që Hoxha nuk përbën kërcënim pasi është vetëm një gjuetar. “Atij i ishte nënshtruar një hetimi intenziv. I janë ndaluar 15 mijë euro dhe dhe një iphone 13”, ka shtuar gazetari. Bazuar në versionin e tij, Kodra ka hyrë më pas edhe tri herë në Kosovë për t’u furnizuar me materiale për biznesin e tij që e ka në Shqipëri. “Agjencitë e dy vendeve e kanë hetuar dhe e kanë parë që nuk ka asgjë në të”, ka deklaruar Hoxha.

(Kosova Sot Online)