Limaj: E kam nxjerrur Kosovën prej lloçi, kam ndërtu autostrada

  • A.P /
  • 22 September 2022 - 22:06
Limaj: E kam nxjerrur Kosovën prej lloçi, kam ndërtu autostrada

Fatmir Limaj – Kryetari i Nismës Socialdemokrate, ka thënë se në politikë do të mbahet mend që të ndihen krenarë nipërit dhe mbesat e tij.

Limaj i pyetur se për çka do të mbahet mend, ai tha për projektet madhore që i ka bërë për Kosovën

“Qysh more për çka? Paj, ta kam nxjerrë Kosovën prej lloçit, t’i kam ndërtu autostradat, projekte madhore të paimagjinueshme në këtë vend, revulucion infrastrukturor e zhvillimor të këtij vendi”, ka thënë ai në Kanal10.

Limaj në Qeverinë Thaçi kishte shërbyer si ministër i Infrastrukturës.

(Kosova Sot Online)