Pamje të rënda: Fqinji shpëton fëmijën, ishte duke rënë nga kati i 7-të

  • E.K /
  • 28 September 2022 - 10:00
Pamje të rënda: Fqinji shpëton fëmijën, ishte duke rënë nga kati i 7-të

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kinë, ndërsa një fëmijë ishte shumë pranë të binte nga kati i shtatë, nga ballkoni i pallatit të tij.

Por, pasi që ai ra në sytë e një grumbulli personash që e kishin vënë re, një nga fqinjët ka luajtur rolin e “Spider-Man”, duke i shkuar në ndihmë dhe duke ia shpëtuar jetën.

Rasti ka ndodhur në qytetin Foshan në provincën kineze të Guangdong-ut, ndërsa në pamjet e siguruara nga TMZ, shihet i mituri duke tentuar të shpëtojë, pasi që koka e tij kishte ngecur në mes të dy shufrave metalike të ballkonit.

Kina është e njohur për apartamentet e saj shumëkatëshe, të cilat zakonisht vendosen shumë afër njëri-tjetrit.

Edhe struktura e pallatit ku ka ndodhur ngjarja duket e njëjtë, dhe kësaj radhe ishte pikërisht arkitektura e ndërtesës, që i mundësoi personit “shpëtimtar”, ta shpëtonte fëmijën nga rreziku për jetën.

https://www.tmz.com/watch/2022-09-27-092722-child-rescue-1491137-176/

(Kosova Sot Online)